Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Përfshihet nga flakët fabrika kimike, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore.

Sipas raportimeve zjarri ra pasi një bojler shpërtheu në fabrikë në zonën pranë Uttar Pradesh. Lajmi u bë me dije nga oficeri i lartë i policisë, Pravin Kumar.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Shpërthimi mori përmasa të mëdha nga çatia e fabrikës, tha Ajay Mishra, një punonjës shpëtimi.

Autoritetet urdhëruan një hetim lidhur me këtë ngjarje.Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një fabrikë në Nju Delhi që prodhonte çanta dhe sende të tjera, vrau 43 njerëz.

Po atë vit, një zjarr në një kuzhinë të paligjshme në çati të një ndërtese gjashtëkatëshe, vrau 17 njerëz në Nju Delhi.

Më shumë


spot_img









spot_img