Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vë vetë flakën...

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Në “rrugën e Dibrës” një banesë është përfshirë nga flakët, dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Një person që ka qenë në banesë është evakuuar menjëherë.

Policia është njoftuar dhe ka konstatuar se rasti në të njejtën banesë është i përsëritur, brenda pak javëve. Grupi hetimor është në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se pronari ia vë vetë zjarrin banesës, për qëllime përfitimi siguracioni, dhe jo vetëm.

Zjarrëfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve duke frenuar përhapjen e saj në banesat e tjera.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll