Përfshihet nga zjarri banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vë vetë flakën...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:25 26-11-2020 Përfshihet nga zjarri banesa në Tiranë, policia: Dyshohet se pronari ia vë vetë flakën... Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë, por fatmirësisht pa viktima është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Në “rrugën e Dibrës” një banesë është përfshirë nga flakët, dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Një person që ka qenë në banesë është evakuuar menjëherë.

Policia është njoftuar dhe ka konstatuar se rasti në të njejtën banesë është i përsëritur, brenda pak javëve. Grupi hetimor është në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se pronari ia vë vetë zjarrin banesës, për qëllime përfitimi siguracioni, dhe jo vetëm.

Zjarrëfikësja bëri të mundur shuarjen e flakëve duke frenuar përhapjen e saj në banesat e tjera.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një vit nga tërmeti tragjik, Spiropali: Falë zotit që ishte Rama kryeministër, se me 'gjumashin'...
Aksident në aksin Milot-Rrëshen, humb jetën 70-vjeçarja »
Article Logic
Execution time: 0.017100095748901
array(1) { ["section"]=> string(92) "perfshihet-nga-flaket-banesa-ne-tirane-policia-dyshohet-se-pronari-ia-ve-vete-zjarrin-229263" }