Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Performoi në natën e dytë të Festivalit të Këngës, kërcënohet me vdekje këngëtari

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dba6aec9ca725d89abc4e01910823d69

Në natën e dytë të “Festivalit të këngës”, performuan artistët pjesëmarrës, por disa prej tyre tërhiqen më shumë vëmendje.

Artisti Mirud tërhoqi vëmendjen për shkak të veshjes së tij si femër.

Pas mbrëmjes së djeshme ai ka marrë kërcënime dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

 “Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre. Ështe qesharake sesa komente të këqija që vënë në pikëpyetje, nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Festival e Këngës 59’. Kur në fakt ju keni parë shumë artist që nuk janë gay dhe kanë veshje edhe me femërore përshembull: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj….janë të gjithë artist straight dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja.

Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjëra dhe më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një artist dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçka pozitive në mënyrë që herën tjetër kur të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni, sepse jeni vetja. E vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më mërzit që ka kaq shumë urrejtje nga vetë komuniteti jonë.

Unë e vendos veten në rrezik duke veshur çfarë vesha dhe jam krenar që e bëra. Kërcënimet tuaja me vdekje, që më thoni të var veten, nuk më shqetësojnë. Prandaj më thoni si do e bëjmë ndryshimin kur ne urrejmë njëri-tjetrin? Si mund të presim të na respektojnë të tjerët kur ne nuk respektojmë veten? Unë gjithmonë do jem vetvetja edhe nëse mendoni se dukem si grua apo si burrë. Në fund të ditës dukem më mirë se ju zogj të vegjël”, ka shkruar ai.

mirusss.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img