Janë ditë festash dhe ajo që shohim më shpesh këto ditë është prania e shtuar e punonjësve të Policisë Rrugore detyra e të cilëve, në vigjilje të festave të fundvitit bëhet më e veshtirë për shkak të lëvizjeve të shumta të qytetarëve dhe mjeteve në rrugë.
Dhe mesa duket, misionit të vështirë që kanë rrugorët e kryeqytetit, u është bashkuar edhe nje koleg i veçantë në moshë të vogël, por me pasion të madh për misionin e uniformave blu.
Polici më i ri në radhët e rrugores së kryeqytetit është një fëmijë i ardhur me pushime me familjen e tij në Shqiperi, i cili sot është parë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytet. Ndryshe nga moshatarët e tij, ai ka vendosur tu japë një dorë “kolegëve” në rregullimin e trafikut të rënduar.