Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Përflitet se nuk do të jetë kandidate në listën e Tiranës, deputetja socialiste tregon dy gjërat që PS nuk i ka bërë ashtu siç duhet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

123bac24c160111b35f7e38203279dd9

Deputetja socialiste Elona Gjebrea ka treguar ditën e sotme se Partia Socialiste gjatë qeverisjes në këto 8 vite, 2 gjëra nuk i ka bërë siç duhet.

Sipas saj, fuqizimi ekonomik përmes investitorëve të huaj duhet të kishte marrë vëmendje më të madhe, ndërsa shtoi se edhe pjesa e legalizimeve duhet të ishte në një nivel më të lartë.

“Pjesa e fuqizimit ekonomik dhe mbase e investimeve të huaja duhet pak më shumë angazhim. Ju e dini shumë mirë që kemi një shtet i cili është i përbërë nga një administratë që është e saktë, por nganjëherë për shkak të saktësisë ka dhe një burokraci e cila përkthehet pastaj në një lodhje apo për disa shërbime që kanë qytetarët. Kjo është një gjë që mendoj që ka ndikuar jo aq mirë.

Pjesa e legalizimeve, pavarësisht se ne kemi arritur të kemi disa suksese, mbase duhet të ishte me një nivel më të lartë, por besoj që edhe pjesa e kuadrit ligjor për pronësinë do të jetë fokusi ynë në mandatin që vjen dhe ne do të kemi mundësinë që t’i ndihmojmë shqiptarët me legalizmet dhe me të gjitha ata problematikat që ka ndërtimi në informalitet dhe paisja me dokumentat përkatëse”, tha Gjebrea.

Elona Gjebrea është deputete e qarkut të Tiranës, por sipas burimeve, ajo është spostuar nga lista e kyeqytetit për zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që ende nuk është vendosur një zonë konkrete në të cilën ajo mund të kandidojë.

LEXO EDHE: E BUJSHME/ “Plangprishësit”, Ditmir Bushati jashtë listës së PS së bashku me Gjebrenë, në dyshim Kodheli e Majko, por i sigurt Fatmir Xhafaj (LISTA E TIRANËS)

Më shumë

spot_img
spot_img