Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Përfituan truall përmes  dokumenteve false, shpallen në kërkim dy vëllezërit biznesmenë në Sarandë dhe ish-drejtori (EMRAT)

Lajme të ngjashëm

Në vijim të operacionit të djeshëm në Sarandë, ku u arrestuan shefi i Urbanistikës në Bashkinë e qytetit, juristja dhe noteri, ditën e sotme janë shpallur ne kërkim dy biznesmenë.

Behar dhe Bedri Mucobega, përkatësisht 40 dhe 51-vjeç, akuzohen se kanë përfituar truall përmes dokumenteve të falsifikuara.

Behar Muçogega akuzohet për “falsifikim dokumentesh”, ndërsa i vëllai, Bedri Muçogega  për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet me dije se Policia vazhdon kërkimet për kapjen e këtyre dy shtetasve.

Mësohet se po ashtu ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër ndalimi nga Prokuroria e Sarandës.

Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim. Ai ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false.

Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

Më shumë