Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Përfituan 430 mijë euro duke mashtruar, përfundon aventura për çiftin e shumëkërkuar. Policia arreston burrë e grua

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfundon aventura për çiftin e shumëkërkuar nga policia e Tiranës.

Burrë dhe grua kanë përfunduar në pranga, pasi ishin shpallur në kërkim për veprën pneale të mashtrimit.

Në bazë të operacionit “Exchange” janë arrestuar Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe bashkëshortë me njëri tjetrin.

Policia ka finalizuar me sukses operacioni “Exchange”, duke vene ne pranga nje cift bashkëshortësh dhe ka sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, në euro dhe valutë.

“Specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar pranë D.V.P. Tiranë, kanë ndërtuar punën për ndalimin e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për veprën penale të “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”. Pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e tyre u bë e mundur ndalimi i shtetasve Alfred Alku, 36 vjeç dhe Ornela Alku, 32 vjeç, banues në Tiranë, burrë dhe grua. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas kanë qënë të shpallur në kërkim nga Seksioni i hetimit të krimit ekonomik dhe financiar, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, iu kanë marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash ( në euro dhe valutë), me vlerë 430.000 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 773.400 lek – 450 euro – 100 dollar – 350 paund. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në ngarkim të tyre, për veprën penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 143/3 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë

spot_img