Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Përfituan 38 mijë euro përmes mashtrimit në Facebook, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, shkon në 11 numri i të arrestuarve (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për “mashtrim kompjuterik” ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi Endri Karimanllari, 22 vjeç. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Ky është vijimi i operacionit “Transfera” ku më parë janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Transferta”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Transferta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kompjuterike, finalizuar me datë 07.07.2020 nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 10 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga shërbimet e Policisë u bë kapja e shtetasit E. K dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, për shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 22 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img