Tirana
overcast clouds
8 ° C
8 °
8 °
100 %
1kmh
90 %
Die
15 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
16 °
Enj
16 °
E diel, 18 Prill, 2021
spot_img

Përfaqësuesit e ODHIR takim me Salin Shehun në zyrat pa drita të FRD-së, zbulojnë kushtin e Shqipërisë për në BE…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesit e misionit të vëzhgueseve të ODHIR për zgjedhjet parlametare të 25 Prillit kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë ‘Fryma e Re Demokratike’ Sali Shehu.

Takimi është zhvilluar në selinë e FRD-së, ku prej ditësh vazhdon të mungojë energjia elektrike, ndërsa mësohet se në fokus ka qenë diskutimi mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqëuesit e ODHIR janë shprehur se qeveria duhet të krijojë kushtet minimale për zgjedhjet e 25 prillit, duke shtruar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kushti kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Klima e tensionit me presion i pushtetit në kundërshtim me parimet e ODIHR dhe OSBE për zgjedhje të lira, ndërsa detyrë e qeverisë është të krijojë kushtet minimale për zgjedhje. Zgjedhjet e lira janë kushti themelor për integrimin në Europë”, mësohet të kenë thënë përfaqësuesit e ODIHR gjatë takimit me kreun e FRD-së.

Kujtojmë se një muaj më parë në zyrat e FRD-së pati një përplasje mes policisë bashkiake dhe përfaqësuesve të kësaj force politike, ku u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img