Unioni i Gazetarëve Shqiptar ka organizuar në Preshevë 'Ditën e Miqësisë së Gazetarëv", ku morën pjesë gazetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadori shqiptar në Serbi, SH.T Ilir Boçka dhe kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.
Ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka qenë pjesëmarrës në këtë takim të gazetarëve, ndërsa ka shpërndarë edhe disa foto.
Ai ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me çështjet e pazgjidhura politike në Preshevë, që i kanë pamundësuar komunitetit shqiptar të disponojë asetet turistike dhe ekonomike, edhe pse ka potenciale të çueshme si Banja e Bujanocit apo e Sijarinës.
Postimi i Mustafës:
Dje mora pjesë në tryezën e përbashkët me përfaqësues nga mediat më të mëdha në Shqipëri, në prani të ambasadorit, Sh. T. z. Ilir Boçka, kryetarit të komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi.
"Dita e Miqësisë së Gazetarëve" organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptar, kësaj here të realizuar me shumë sukses në Luginën e Preshevës.
Nënvizova se në Luginën e Preshevës, para së gjithash është çështje e pazgjidhur politike që ka pamundësuar komunitetit shqiptar të disponoj me asetet ekonomike e turistike edhe pse ka potenciale të çmueshme si Banjën e Bujanocit, Sijarinës, etj.
Isha shumë i lumtur të takoj më se 70 gazetarë nga Shqipëria, që për herë të parë vizitonin Luginën.