Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përfaqësuesit e LSI dhe të PD "të lodhur", seanca për Shkodrën, Elbasanin dhe Tiranën mbahet nesër: Kemi filluar në orët e para të ditës, të njihemi me provat

Shkruar nga Newsbomb
Përfaqësuesit e LSI dhe të PD "të lodhur", seanca

Seanca e nisur mesditën e sotme në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Shkodrës, do të vazhdojë nesër, pasi përfaqësuesit e LSI dhe PD kanë kërkuar pushim dhe kohë për njohjen me provat.

“Duke parë që është një proces dinamik dhe sot e kemi filluar në orët e para të ditës, do donim të jepnim rëndësinë e nevojshme dhe të njihemi me provat”, tha përfaqësuesi i LSI në KAS, duke mbëhstetur dhe kërkesën që Marash Logu i PD i bëri më herët anëtarëve.

Kjo kërkesë u pranua nga KAS dhe seanca për Shkodrën do të mbahet nesër, bashkë me atë për Tiranën dhe Elbasanin. “KAS vendosi që ta kalojmë për nesër këtë çështje, që dhe ju të njiheni me provat. Nesër në orën 10.00 të fillojmë me Qarkun e Tiranës, dhe më pas të vazhdojmë me qarqet e tjera”, tha relatori Ervin Lako.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll