Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfaqësuesi serb: Autobusi u qëllua por policia ndërhyri me shpejtësi

Shkruar nga Newsbomb

Mediat serbe deklarojnë se autobusi ku ndodheshin futbollistët serbë është qëlluar me gurë në Tiranë. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur përballë hotelit ku po qëndron ekipi i Serbisë.

Gjithsesi, ky lajm duke i pabesueshëm, pasi siguria dhe masat e marra nga policia shqiptare nuk kanë lejuar krijimin e asnjë incidenti dhe aq më pak pranë hotelit ku është akomoduar ekipi serb.

Policia e Shtetit ka mohuar gjithashtu pretendimet e mediave serbe, duke sqaruar se nuk është shënuar asnjë incident me autobusin serb, por pretendimet po verifikohen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.