Maciej Popovski, përfaqësues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kërkon që procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të vazhdojë. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Popovski është shprehur se organeve të vettingut duhet t’u zgjatet afati.
Ky propozim është depozituar në Kuvend edhe nga socialistët, ndërsa PD ende nuk është shprehur zyrtarisht. Ndryshimi i ligjit kërkon shumicë votash dhe PS nuk e bën dot e vetme.
“Në emër të Komisionit Evropian ju them se kjo iniciativë është e rëndësishme. E mbështesim amendamentin për zgjatjen e detyrës së anëtarëve të KPK-së dhe Komisionerëve Publikë. ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses. Kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar
Puna që është bërë deri tani të mos humbet e të mos fillojë gjithçka nga fillimi. Do të vazhdojë dhe monitorimi nga ONM njëkohësisht. Këta muaj shtesë që parashikojnë do të jetë i mjaftueshëm për të përfunduar çështjet dhe për të përmbyllur më pas këto institucione,” ka thënë Maciej Popovski, përfaqësues i ONM-së.