Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përfaqësuesi i Berishës pas vendimit KQZ: Kryetar i PD është Sali Berisha, vula është e anëtarësisë

Shkruar nga Newsbomb
Përfaqësuesi i Berishës pas vendimit KQZ: Kryetar i PD

Ledio Nuraj, përfaqësues ligjor i grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, është shprehur pas vendimit të KQZ se vula dhe simbolet e PD janë të anëtarësisë dhe kryetar është Sali Berisha.

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka vendosur këtë të martë që të mos regjistrojë Partinë Demokratike për zgjedhjet e 14 Majit, për shkak të mungesës së dokumentacionit. Siç ai deklaroi, në dosje duhet të jetë deklarata solemne me firmë të kryetarit, post që me letra e ka Lulzim Basha.

Mirëpo, përfaqësuesi ligjor i Berishës u shpreh se ata kanë kërkuar që vendimi i KQZ të zbardhet sa më parë, në mënyrë që ata të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

"Vula dhe simbolet e PD janë në dorën e anëtarësisë. PD e vërtetë është ajo PD ku është anëtarësia dhe ku aderon ajo, me kryetar Sali Berishën. Kemi kërkuar të zbardhet sa më parë vendimi i sotëm që të ushtrojmë të drejtën e ankimimit", u shpreh Ledio Nuraj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed