Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfaqësitë e huaja përgëzojnë zgjedhjen e Shqipërisë në OKB, Soreca: Presim të punojmë për çështjet globale

Shkruar nga Newsbomb
Përfaqësitë e huaja përgëzojnë zgjedhjen e

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka përgëzuar Shqipërinë për zgjedhjen si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB. 

Soreca e cilëson si një ditë historike për shqiptarët, duke u shprehur se pret që të punojë ngushtë për çështjet globale.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Këshilli i Sigurimit në OKB 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale!”, shkruan Soreca.

Gjithashtu edhe ambasada zvicerane në Tiranë ka uruar për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Postimi i plotë i ambasadës së Zvicrës në Tiranë:

Urime Shqipërisë për zgjedhjen si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për 2022-2023!

Nëse zgjidhet në qershor 2022, Zvicra shikon përpara drejt një bashkëpunimi të frytshëm me Shqipërinë në Këshill.

Kjo mundësi e re vjen pas Kryesisë së OSBE-së për 2020 dhe shton vlerë për #UNSC përgjatë prioriteteve të Shqipërisë:

Gratë, Paqja dhe Siguria

Të Drejtat e Njeriut dhe Ligji Ndërkombëtar

Përballja me Ekstremizmin e Dhunshëm

Klima dhe Siguria

Zgjidhje Përfshirëse përmes Partneriteteve

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu