Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdorte nipin për para nga TikTok, Natasha jashtë gjykatës: Jam gjyshja heroinë!

Shkruar nga Newsbomb

Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku u lanë në burg sot nga Gjykata pasi akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.

Gjyshja Natasha dhe djali Armando u arrestuan nga policia dhe u lanë në burg pas një denoncimi që bëri nëna e djalit 10-vjeçar se ish-burri dhe gjyshja po e përdorinin për video në TikTok me qëllim fitimin e parave.

Pasi Gjykata ka dhënë vendimin, Natasha nuk e ka pritur mirë vendimin dhe në një moment kur po transportohej nga forcat e policisë nga Gjykatat drejt burgut ajo ka kërkuar të flasë për gazetarët që ndodheshin në ambientet e jashtme.

“Një minutë të flas me kamerat… jam gjyshja heroinë” – dëgjohet të thotë 67-vjeçarja teksa ishte e shoqëruar nga policia.

67-vjeçarja dhe 44-vjeçari ranë në prangat e Policisë ditën e djeshme pas denoncimit të nënës së të miturit, që gjyshja dhe babai i tij, e  ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Dyshja nënë e bir njihen për videot dhe live-t (me fjalë banale) që bëjnë në Tik Tok. Uniformat blu njoftuan se arrestimi i nënë e bir është bërë pas kallëzimit që ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit ka bërë në polici.

Lexo edhe: Përdornin të miturin për të fituar para nga Tik-Tok, lihet në burg Natasha dhe i biri

Natasha Rombula duke dale nga Gjykata Natasha Rombula duke dale nga Gjykata

Lexo edhe: Përdornin djalin e mitur për të marrë para nga Tik Tok-u, prangosen gjyshja dhe babai

Shtetasja E. A kallëzoi në dhjetor të 2023 se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Menjëherë pas denoncimit policia regjistroi rastin dhe shpalli në kërkim dy TikToker-at të cilët u arrestuan sot.

Platforma e rrjetit social Tik Tok ka dalë jashtë kontrollit kohët e fundit në vendin tonë. Disa gra dhe vajza kanë shkuar deri në aktin ekstrem të vetëvrasjes për shkak të presionit dhe shantazheve që u janë bërë në Tik Tok.

LEXO EDHE: Përdori nipin për klikime në TikTok, si nisi sherri mes Natashës dhe ish-nuses

@bigbrothervip3s Tasha ka 2 fjale #natashamemaliaj #tasha #meme #albania ♬ original sound - Big brother Vip Albania ?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese