Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdornin të miturin për të fituar para nga Tik-Tok, lihet në burg Natasha dhe i biri

Shkruar nga Newsbomb
Përdornin të miturin për të fituar para nga Tik-Tok, lihet

Gjykata ka lënë në burg nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të cilët akuzohet për keqtrajtimin e një 10 vjeçari.

67-vjeçarja dhe 44-vjeçari ranë në prangat e Policisë ditën e djeshme pas denoncimit të nënës së të miturit, që gjyshja dhe babai i tij, e  ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Dyshja nënë e bir njihen për videot  dhe live-t (me fjalë banale) që bëjnë në Tik Tok. Uniformat blu njoftuan se arrestimi i nënë e bir është bërë pas kallëzimit që ish-bashkëshortja e 44-vjeçarit ka bërë në polici.

Lexo edhe: Përdornin djalin e mitur për të marrë para nga Tik Tok-u, prangosen gjyshja dhe babai

Shtetasja E. A kallëzoi në dhjetor të 2023 se ish-bashkëshorti i saj dhe nëna e tij, postonin në rrjetin social TikTok, video ku shfaqej djali i saj i mitur 10 vjeç, duke përdorur fjalë denigruese dhe banale. Menjëherë pas denoncimit policia regjistroi rastin dhe shpalli në kërkim dy TikToker-at të cilët u arrestuan sot.

Platforma e rrjetit social Tik Tok ka dalë jashtë kontrollit kohët e fundit në vendin tonë. Disa gra dhe vajza kanë shkuar deri në aktin ekstrem të vetëvrasjes për shkak të presionit dhe shantazheve që u janë bërë në Tik Tok.

LEXO EDHE: Përdori nipin për klikime në TikTok, si nisi sherri mes Natashës dhe ish-nuses

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese