Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë, të cilët kishin mbushur një banese me armë dhe kokainë. Karabinerët gjetën gati për përdorim dy thika me çelës dhe një pistoletë gjysmë automatike me numër serie të gërvishtur si dhe 10 gëzhoja të kalibrit të ndryshëm u gjetën në një kuti, të destinuara për një tjetër armë.
Pas një hetimi të hollësishëm rezultoi se banesa shërbente si një bazë e trafikut të drogës, duke qenë se aty u gjetën 3 doza kokainë, rreth 10 gramë hashash të ndarë në 3 copa dhe materiale të ndryshme për paketimin e dozave individuale. Kërkimi më pas u shtri në një banesë tjetër që të dy shqiptarët kishin në përdorim, duke zbuluar materiale të tjera të përdorura për përgatitjen e drogës.
Aktualisht dy të arrestuarit nuk kanë precdentë të mëparshëm penal dhe pozita e tyre do të shqyrtohet vetëm pas dhënies së vendimit të formës së prerë në përputhje me parimet kushtetuese të prezumimi i pafajësisë.