
Policia e Fierit ka zbuluar se në një lokal në Fier, një pjesë e ambientit ishte përshatur dhe përdorej për lojra fati.
Pasi ka marrë informacion, policia ka ushtruar kontroll në lokal ku ka zbuluar se pronari dhe menaxheri e kishin përshatur me makineta, celularë dhe pajisje të tjera për lojra të ndryshme fati.
Është arrestuar menaxheri i lokalit, ndërsa pronari i cili ishte larguar nga vendngjarja është shapllur në kërkim.
Janë sekuestrohen 3 makineta të markës “Apex”, 4 dekoderë me kanale televizive që transmetonin lojëra, 1 laptop dhe 2 celularë.
Policia:
Menaxheri i një lokali është arrestuar në Fier, pasi në lokalin ku punonte u gjetën makineri për lojëra fati.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Room’, nga kontrollet në brendësi të një lokali në lagjen ‘Liri’, u zbulua një dhomë e veçuar ku ishin vendosur makineta të markës "Apex", lap top, dekoderë dhe celularë, nëpërmjet të cilave ndiqeshin dhe luheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin.
Policia arrestoi në flagrancë F. P., 37 vjeç, banues në Fier, menaxher në këtë lokal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 47 vjeç, banues në Fier, pronar i lokalit. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit.