Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Përdorimi i pilulave për t’u dobësuar, Blerina ju tregon shqetësimet që sjellin

Lajme të ngjashëm

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Me ardhjen e vjeshtës, një tjetër kategori, e ndryshme nga ajo e vajzave dhe grave që duan të kurojnë celulitin, i drejtohet qendrës sonë, por edhe shumë të tjerave si ne. Bëhet fjalë tanimë për ato që duan të humbasin peshë e që “luftën” e tyre të përditshme e kanë me kilogramët e tepërt. Ajo që bie në sy rëndom, në këtë target grup që synon të marrë shërbimin tonë, është padurimi për të shkuar tek rezultati final dhe mbi të gjitha shpejtësia e arritjes së tij. Jo pak shqetësuese për mua por besoj edhe për profesionistët e tjerë është kthyer marketingu dhe produktet “magjibërëse”. Ato ofrohen në forma të ndryshme, kapsulash, çajrash, pluhurash që shkrihen ose bashkohen me ushqimin, deri në gazra të lagura me rrënjë të ndryshme bimësh, që mbahen në trup për të shkrirë dhjamin. Unë e para, e pëlqej shumë këtë lloj marketingu dhe sigurisht që joshem shume nga ideja që të humbas 2-3 kilogramë brenda javës duke ngrënë e pirë gjithçka më del përpara, sepse në fund ose në fillim të ditës do të konsumojë çajrat ose tabletat që do më largojnë magjishëm peshën që nuk dua. Por edhe nëse për një çast besoj se kjo që po them është e vërtetë një pyetje më mban peng: A mund të hiqen kilogramët në mënyrë të shendetshme keshtu, pa dëmtuar rëndë organet jetësorë? Mendoj që jo. Pas kësaj vijnë nje seri pikëpyetjesh të tjera: Po vajzat dhe gratë që kalojnë orë të tëra gjatë javës duke kryer aktivitete fizike, përse nuk kanë brenda 6-7 ditëve rezultate kaq fantastike. Pas kësaj pyetje më vjen edhe një tjetër: Po të gjithë ata nutricistë dhe dietologë që na mësojnë se për tu dobësuar trupit i duhet të konsumojë më pak kalori, dhe për këtë janë një zëri në të gjithë botën, nuk kanë të drejtë? Po pra nuk është kaq e thjeshtë të dobësohesh, dhe mbi të gjitha nuk është kaq e shpejtë. Kërkon përkushtimin maksimal të personit që e merr këtë nismë, të profesionistëve që punojnë për ta gjithashtu. Madje ka raste (për të mos e komplikuar kaq shumë financiarisht situatën) që gjejmë shembuj perfekt përkushtimi tek gra, vajza dhe burra që zgjedhin të hanë shëndetshëm, shumë më pak se ç’kanë ngrënë por mbi të gjitha më ushqyeshëm.

Çfarë shqetësimesh sjellin pilulat dobësuese!

Me termin tabletë (pilul) njohim një produkt farmaceutik i cili do të konsumohet nga goja dhe do të absorbohet nga organizmi nëpërmjet rrugëve metabolizuese që lidhen ngushtësisht me mëlçinë. Pra në laboratorin tonë jetësor, që na duhet sa më i shendetshëm për një jetë te gjatë dhe pa sëmundje shkojnë farmakë jo pak të dëmshëm. Dhe eleminimini i tyre, aq sa mundet do të kryhet po nga një organ tjetër tepër i rëndësishëm siç janë veshkat. Tabletat dobësuese kanë si bazë ndërtuse dy elementë të njohur si sibutramina dhe orlistat. E para njihet për vetitë e saj frenuese nda kërkesës për ushqim sepse të krijon ndjenën e ngopjes. Por sibutramina njihet në fushën mjeksore si shkaktar kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare ku më të përhapurat janë takikardia, hipertension dhe dridhje të ndryshme në trup. Veç kësaj ajo shkakon pagjumësi dhe ankth në shumicën e përdoruesve të saj. Ajo që vlen të përmendet është fakti që në shume raste efektet negative të tyre mund të shfaqen edhe pas disa viteve (kohë kjo që e bën përdoruesin e saj të harrojë se dikur në një situatë emergjence ka përdorur këto tableta me këtë përmbajtje). Orlistat njihet për efektin e saj të shpejtë në jashtëqitje, gjë e cila patjetër që i bën përdoruesit e saj edhe shumë të kënaqur por gjithashtu njihet edhe si shkatërruesi kryesor i zorrës së hollë dhe të trashë sepse përdorimi i saj krijoj “urgjencë fekale” ç’ka humb ekuilibrin natyral të tyre. Në fund të këtij shkrimi shumë të dashur për mua, dua vetëm të ndaj me ju një këshillë shumë miqsore “drejtohuni gjithmonë tek një profesionistë dhe mos besoni çudira, sepse po të ishte kaq e thjeshtë Amerika por edhe i gjithë globi do ta kishte fituar me kohë betejën me mbipeshën dhe obezitetin. Dhe mos prisni kurrë rezultate nëse ato nuk kanë përpara tyre të shtruar një rrugë të “mundimshme” qoftë kjo me aktivitet fizik qoftë kjo me regjim ushqimor.

Përgatiti Blerina e Florescenter

Më shumë