Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Përdorimi i objekteve të kultit për fushatë, reagon Kisha Orthodokse: Fyerje e rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kisha Orthodhokse Autoqefale ka reaguar për dy rastet e përdorimit të këtij insitucioni për fushatë elektorale.

Në një deklaratë, Kisha i është referuar dy rasteve të fundit, atë të kandidates për bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi e cila dha një intervistë për ERTV në Mitropolinë e Fierit.

Po ashtu edhe kandidati tjetër i Tepelelës, Tërmet Peçi, i cili mbajti një takim elektoral në kishën e fshatit Lekël. Sipas kishës kjo është një fyerje e rëndë dhe bie në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Deklarata e plotë:

Ditët e fundit, në dy raste, në kuadrin e fushatës parazgjedhore, ka pasur përdorim të papranueshëm të mjediseve kishtare për qëllime politike. Në Kurjan të Roskovecit, në Mitropolinë e Fierit, është bërë një prezantim kandidati në mjediset e kishës monument kulture të Shën Nikollës dhe në fshatin Lekël të Tepelenës, në Mitropolinë e Gjirokastrës, ka pasur gjithashtu një takim politik parazgjedhor në mjediset e kishës së Profetit Ilia, të dyja pa dijeninë e Mitropolive përkatëse.

Përdorimi i ambienteve të brendshme të kishave të shenjta për aktivitetet politike në fushatat zgjedhore përbën një fyerje të ndjenjave fetare komunitare dhe institucionale. Çdo kishë orthodhokse, si objekt kulti i komunitetit orthodhoks, është vend i shenjtë adhurimi dhe lutjeje dhe nuk mund të përdoret në asnjë rast për qëllime politike.

Këto veprime janë në kundërshtim me “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë” (Ligji nr. 10 057, dt. 22.01.2009). Prandaj, kërkojmë që këto veprime të mos përsëriten dhe që për vendet e shenjta të tregohet respekti që imponon ligji dhe bashkëjetesa fetare.

Tiranë, 24 qershor, 2019

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img