Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përdori vdekjen e 27-vjeçarit politikisht, Eduard Ndreca “shpërthen” ndaj Berishës: Kur vdekja merr djem të tillë si Kastriot Luka e të lë ty gjallë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka bërë një akuzë të fortë, ku akuzoi kandidatin e PS në Lezhë Eduard Ndreca, i cili doli fitues në 25 prill, se ka kërcënuar me jetë 27 vjeçarin Kastriot Luka dhe se ky i fundit ka pirë fotoksinë dhe ka humbur jetën.

Në lidhje me këtë ka reaguar vetë Eduard Ndreca, i cili thotë se 27-vjeçari vdiq nga një infarkt dhe nuk ka vrarë vetën.

“Kur vdekja merr djem të tillë si Kastriot Luka e të le ty gjallë o Sali, na ikin dhe fjalët” shkruan ai në postimin e tij.

Postimi i plotë i Ndrecës:

Kur vdekja merr djem te tille si Kastriot Luka e te le ty gjalle o Sali, na ikin dhe fjalet.

Me ka dhemb shpirti per Kastriotin sikur ta kisha vlla. E kisha ne krah dhe mirenjohje atij e familjes tij per mbeshtetjen qe me kane dhene. Kastrioti vdiq nga nje infarkt dhe nuk ka vra veten, sepse e donte shume jeten dhe ishte shume i gezuar per fitoren e perbashket qe arritem.

Sali, une Njesine Ungrej e kam fituar ne 2017, ne 2019. E fitova dhe ne 2021 por votat e shumta te pavlefshme ju favorizuan ju e ca hiena qe si vlejne asaj zone. Fshatin tim te lindjen, Kalivaçin, e kam fituar. Mirnjohje gjithe zones time per mbeshtetjen qe me kane bere e sebashku me gjithe banoret e asaj zone do te mund e do te mund serish. Hienat tua atje nuk mund ta marrin peng zonen. Ti vazhdo e shkruaj.

Duhet te kujtoj ty Sali se struktura e biznesmen tuajt vershuan ne zone e bene ate qe ti me akuzon mua sot, se beme as une as Kastrioti i ndjere.

Me vjen keq per ata qe ishin ne mortin e Kastriotit e marrin guxim te shkruajne keshtu. E kuptoj se nuk kane moral personal e as familjar. Zoti i gjykofte.

Sali do te fitoj serish, uroj te jesh gjalle e te shkruash perseri. Kjo te ka mbet, ste ve faj.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img