Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Përdori vajzën, Egla për Ledjonën: Më vjen keq që këto femra rrisin të ardhmen tonë

Shkruar nga Newsbomb
Përdori vajzën, Egla për Ledjonën: Më vjen keq që

"Loja” që Ledjona u bëri banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip 3 se kishte vendosur që të linte lojën përgjysëm pasi e kishte marrë malli për vajzën e saj, ka shkaktuar debate të forta gjatë spektaklit këtë të shtunë.

Një nga konkurrentet e cila u prek më së shumti nga kjo lojë që Ledkona u bëri ka qenë Egla, e cila në momentin që Ledjona po përgatiste valixhet po përpiqej që ta ndalonte.

Pasi mbrëmjen e sotme u transmetua klipi ku e gjitha dukej qartë që ishte një lojë dhe ikja e saj ishte e inskenuar, Egla iu kthye duke mos e kursyer aspak gazetaren.

“Më vjen keq që këto lloj femrash rrisin të ardhmen tonë, kanë në duar të ardhmen tonë”, tha Egla.

Ledjona: Jam ngarkuar shumë. Përveç situatave që kanë ndodhur, është edhe Egla që ofendon në mënyrë të tmerrshme. Unë kam qenë pjesë e planit të parë, pjesë e lojës. Nuk mendoja që situatat e hallvës do merrej në atë mënyrë. Erjola e kishte që dy persona në shtëpi janë të padukshëm. Kur më ka pyetur Erjola, i kam thënë nuk jam dakord dhe më tha se e di vetë… Meritoni lexoi lajmet gjatë lojës dhe më tha se kam dalë shumë keq… Dua të shpjegoj këtë pjesën e vajzës, unë nuk kam gënjyer që më merr malli për vajzën.

Egla: Më vjen keq që këto gra rrisin femijët tanë dhe shoqërinë tonë.

Ledjona: Çfarë tha se se dëgjova?

Egla: Më vjen keq që këto lloj femrash kanë nëpër duar të ardhmen tonë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese