Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdori të afërmen si prostitutë, arrestohet në Angli shqiptari i shumëkërkuar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Arrestohet një shqiptar në Angli. Mësohet se në pranga ka rënë Gëzim Troka, i cili rezulton i dënuar për prostitucion.

Troka ka qënë i dënuar për 6 vite burg në mungesë në vitin 1994, por kësaj here ka tentuar të kalojë kufirin anglez me pasaportë bullgare të falsifikuar.

Troka ka shfrytëzuar një të afërmen e tij për prostitucion. Ai ishte shpallur në kërkim prej vitesh nga Interpol Tirana .

Tani po punohet për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.