Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përdorën lokalin për shitje kokaine, në pranga 3 persona

Shkruar nga Newsbomb
Përdorën lokalin për shitje kokaine, në pranga 3 persona

Gjatë kontrolleve nga policia në Kurbin është evidentuar një rast i përshtatjes së lokalit, për përdorim dhe shitje të drogave.

Lokali në Fushë Gjormë ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të drogave kakainë dhe kanabis. U arrestuan 3 shtetas të cilët u kapën në flagrancë me doza kokaine dhe është shpallur në kërkim pronari.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Njoftimi i plotë:

Në Kurbin, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", është goditur një tjetër rast i përshtatjes së lokalit, për përdorim dhe shitje të drogave.

Në Fushë Gjormë, është evidentuar një lokal i përshtatur për përdorim dhe shitje të drogave. Në vijim të veprimeve për këtë rast është shpallur në kërkim pronari i lokalit, shtetasi K. L. 36 vjeç, banues në Kurbin, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. S. 27 vjeçe, banuese në Krujë (menaxhere e lokalit), S. S. 32 vjeç banues në Kurbin dhe R. K., 33 vjeç banues në Lezhë, si dhe u procedua penalisht në gjëndje të lirë shtetasi J. S., 37 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit në lokal, kontrollit fizik të këtyre shtetasve si dhe kontrolleve në automjete e banesat e tyre, janë gjetur dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese