Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Përditësoni urgjent Google Chrome për të shmangur rreziqet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të gjithë përdoruesit e shfletuesit të internetit (browser) Google Chrome duhet të sigurohen që janë duke përdorur versionin e fundit të këtij programi.

Gjigandi teknologjik Google nuk ka dhënë shumë detaje rreth problemeve që kanë shfaqur versionet e mëparshme, por kanë nxjerrë menjëherë përditësimin të cilin rekomandojnë ta bëni sa më parë.

“Aksesi në versionet e vjetra Chrome mund të jetë i kufizuar tek disa përdorues deri në zgjidhjen e problemeve” ka thënë një përfaqësues i Google.

Sipas njoftimit, Google ka gjetur shtatë kërcënime “të larta” të sigurisë në shfletuesin e saj Chrome. Kompania ka lëshuar një përditësim për versionet e saj të aplikacioneve Windows, macOS dhe Linux që rregullon këto dobësi. Google thotë se përdoruesit duhet të përditësojnë shfletuesin e tyre Chrome në versionin 92.0.4515.159 i cili do të dalë në treg gjatë ditëve/javëve të ardhshme.

Për të siguruar që shfletuesi juaj është përditësuar në versionin 92.0.4515.159, shkoni te Settings > Help > About Google Chrome. Nëse versioni i përmendur është i njëjtë me atë të listuar më sipër, do të thotë që ju jeni të sigurt nga kërcënimet e raportuara. Nëse jo, përdoruesit duhet të përditësojnë menjëherë Google Chrome në versionin 92.0.4515.159.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img