Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Mër
33 °
Enj
40 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

PËRDHUNUESIT FËRKOJNË DUART!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Marshimi ose protestat janë gjithnjë pozitive, por nuk ofrojnë zgjidhje.

E tillë ishte edhe ajo e ditës së Diel në Tiranë.

Pavarësisht zhurmës mediatike një apo disa ditore, ajo e çon gjendjen në pikën ku ishte.

Irritimi publik, edhe i shprehur me zë të lartë dhe me pankarta “të gjetura”, nuk u shkakton asnjë dridhje qerpiku përdhunuesve. Përkundrazi, ata fërkojnë duart dhe presim me padurim që një skandal më i madh të mbulojë skandalin e tyre!

Duhet veprim!

Secili është i mirëpritur të ofrojë të paktën ide se si mund të adresohet ky problem.

Nëse i keni vënë re me kujdes, përdhunimet e raportuara në media, pothuaj në çdo rast, ato kanë disa karakteristika të përbashkëta:

  • Moshën e viktimës (femër)
  • Shantazhin me foto/video.
  • Kohëzgjatjen (në muaj) të shantazhit.
  • Gjendjen social-ekonomike të familjes.
  • Përbërjen moshore të grupit kriminal (meshkuj) ku gjithnjë midis tyre ka të paktën një rritur.
  • Omertà. Askush në komunitet dhe në shkollë ‘nuk di gjë’.

Rastet po shtohen!

Gjithkush rrezikon!

Si do ta zgjidhim këtë hall mbi halle?

1. NDËSHKIMI

Në kushtet kur kuadri ligjor ekziston, ndëshkimi i përdhunuesve, i cili gjithsesi është ‘mjekim simptomatik’, duhet të jetë  pa ‘zbutës’. Prokurorët dhe gjykatësit që lehtësojnë dënimet e këtyre monstrave, duhet nga ana e tyre të paditen dhe të futen në lista turpi.

2. POLICIMI NE KOMUNITET

Shteti ka për detyrë të garantojë rendin dhe sigurinë e njerëzve në një komunitet. Parandalimi i ngjarjeve të tilla është i mundur nëse forcat e rendit bëjnë detyrën e tyre. Elementet kriminalë në një komunitet mund të mbahen në mbikëqyrje dhe aktiviteti i tyre të kontrollohet.

3. ZBUTJA E MARGINALIZIMIT

Në shumicën e rasteve, viktimat vijnë nga familje ‘të këputura’ ekonomikisht. Shteti dhe komuniteti kanë instrumenta ndihmës për të zbutur këtë fenomen. Nuk duhet harruar se vështirësitë ekonomike janë në rrënjë të problemeve familjare dhe sociale.

4. SHKOLLA

Mësuesit nuk janë përgjegjës vetëm për ecurinë e nxënësve në lëndët e tyre. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre në formimin e tyre si qenie individuale dhe sociale. Sidomos në ato komunitete ku roli prindëror është deficitar. Ministria duhet të ndërmarrë angazhime konkrete në lidhje me këtë detyrë “sekondare” të edukatorëve.

5. MEDIA

Roli i medias në këtë problem kaq të mprehtë është deçiziv. Autoritetet që kontrollojnë median duhet të shtojnë vigjilencën ndaj programeve/postimeve që nxisin dhunë dhe ofrojnë modele të gabuara. Vetë drejtuesit e mediave dhe autorët e programeve duhet të shtojnë numrin e komunikimeve që përcjellin mesazhe pozitive.

Mbi të gjitha duhet të mos harrojmë. Të mos ulim vigjilencën. Të mos tolerojmë dhe të bashkëpunojmë.

Nëse mendojmë se me një protestë, sado masive apo zëlartë, çdo gjë u zgjidh, gënjejmë veten por jo përdhunuesit. Ata duhen luftuar me vendosmëri, çdo ditë dhe me çdo mjet!

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img