Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Përdhunuan për shtatë orë 11-vjeçaren në Prishtinë, gjykata merr vendimin për 5 të rinjtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë pesë shtetasit të cilëët në muajin gusht përdhunuan për 7 orë 11-vjeçaren.

Sipas mediave vendase mësohet Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri  të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë  Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për mediat vendase.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2022 ku 11-vjeçarja dyshohet se u përdhunua nga pesë shtetasit e lart përmendur për 7 orë.

Më shumë




spot_img








spot_img