Hapësire reklamuese

Rajoni

Përdhunuan dhe vranë studenten 21-vjeçare, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, lë në burg për jetë shqiptarin dhe grekun

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Lartë ka vendosur burgim për jetë për dy vrasësit e studentes Eleni Topaloudi. Ngjarje e ndodhur në 2018 në Rodos.

Kryetarja Eleni Katsouli dhe prokurorja Eleni Kovtaktsi prezantuar ankesat e bëra nga autorët, 26-vjeçar Roditis dhe i bashkëakuzuari i tij 24-vjeçar me orgjinë shqiptare, Aleksandër Luca.

26-vjeçari Roditis dhe i bashkëakuzuari i tij 24-vjeçar me origjinë shqiptare u dënuan njëzëri me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet nga Gjykata e Përzier e Apelit të Athinës për krimet e vrasjes me dashje dhe përdhunimi në grup i studentes. Gjykata e apelit nuk njohu asnjë lehtësim për ta duke i dënuar me burg për jetë.

Gjatë seancës, Kovtaktsi propozoi që të trajtohen arsyet e ankimit të ngritura nga 26-vjeçari Roditis dhe i bashkëakuzuari i tij 24-vjeçar me origjinë shqiptare, duke vënë në dukje se vendimi dënues i Gjykatës së Apelit ka një arsyetimi specifik dhe i detajuar siç kërkohet nga Kushtetuta dhe ligji. Më tej, prokurori tha se “gjyqtarët nuk ndikohen nga publikimet, ata vendosin sipas Kushtetutës dhe ligjeve”.

Dy të dënuarit argumentuan ndër të tjera se gjatë gjykimit të tyre në Gjykatën e Apelit është cënuar prezumimi i pafajësisë së tyre, pasi nuk kanë pasur një gjykim të drejtë për shkak të publicitetit të madh që kishte marrë çështja.

Kujtojmë që personat në fjalë në 2018, keqtrajtuan, përdhunuar, lidhën dhe më pas hedhon në det trupin e 21-vjeçares, Eleni Topaloud. Ajo ka qenë me të dy djemtë në banesë, ku u përdhunua dhe u vra nga ata. Ngjarje që shkaktoi zemërim dhe tronditi Greqinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese