Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Përdhunuan 11 vjeçaren, dënohen me 40 vite burg katër të akuzuarit, mes tyre dhe dy të mitur

Lajme të ngjashëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë  vendimin e dënimit me 40 vite burg për  katër personat e akuzuar për përdhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë. Sipas gjykatës, i akuzuari E.R është dënuar me 15 vjet burgim, pasi është gjetur fajtor për veprën “dhunim”.

I mituri XH.S është dënuar me tetë vjet burgim për veprën penale “dhunim” dhe “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Për të njëjtat akuza  është shpallur fajtor edhe i mituri G.R dhe është dënuar me nëntë vite burg, ndërsa i mituri tjetër, G.J me tetë vite burgim.

Sakaq, gjykata tha se ka liruar nga vepra penale “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” të akuzuarin me inicialet SH.K.

“Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz”, u tha në njoftim.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares u bë publik gushtin e vitit të kaluar, ku autoritetet thanë se ajo dyshohej se ishte përdhunuar në një park të Prishtinës. Po ashtu, e mitura dyshohet se ka qenë pre e dhunës seksuale edhe në qershor të vitit 2022. Për ngjarjen e qershorit, autoritetet kanë ngritur aktakuzë ndaj tetë personave.


Më shumë