Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdhunon 15-vjeçaren, arrestohet bashkëjetuesi

Shkruar nga Newsbomb

Taulant Lleshi, 29 vjeç është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka përdhunuar të miturën 15 vjeç me të cilën bashkëjetonte. Arrestimi i tij u bë nga Policia e Lezhës, pas denoncimit të vetë të miturës, M.C. Ajo ka akuzuar Lleshin se me të ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt përdorimit të forcës.

E mitura ka telefonuar menjëherë policinë, e cila në shpejtësi ka mbërritur në banesën e tyre, ku ka arrestuar 29-vjeçarin. Pas arrestimit 15-vjeçarja ka rrëfyer ngjarjen në polici.

Ende nuk dihet nëse e mitura kishte zgjedhur vetë të bashkëjetonte me Lleshin, apo 29-vjeçari e ka detyruar atë. Megjithatë hetimet vazhdojnë për këtë rast. Tashmë mbetet për t’u verifikuar nëse vajza është përdhunuar, apo ky është një denoncim i pavërtetë.

Në rast se do të vërtetohet përdhunimi, Taulant Lleshi do të përballet me ligjin me akuzën ‘’Marrëdhënie seksuale me dhunë me persona të mitur".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu