Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdhunoi vajzën e tij 16-vjeçare, Gjykata e Tiranës jep vendimin për babain 61-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 61-vjeçarin, i cili abuzoi seksualisht me vajzën e tij 16-vjeçare.

Ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Pritet që të bëhet ekspertiza, ku do të vërtetohet nëse ka abuzuar apo jo me vajzën e tij.

Mësohet se para togave të zeza, 61-vjeçari Bali Mazreku ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën e tij.

“Ka abuzuar për një kohë të gjatë me mua, herën e fundit e kundërshtova me forcë, por më dogji me çakmak derisa kreu marrëdhënie. I thashë mamit dua të tregoj diçka shumë të rëndë, por ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”,- ka deklaruar e reja në polici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu