Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Përdhunoi për 4 vite vajzën e mitur, dënohet me 28 vite burg shqiptari në Greqi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Me 28 vite burg është dënuar nga Gjykata e Larisës një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur dhe ngacmim seksual ndaj një tjetre.

Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari shqiptar në vitin 2013 në Trikalla përdori mjedisin familjar për të kryer akte të turpshme me viktimat, dy vajza të bashkatdhetarit të tij.

Shqiptari ka ngacmuar seksualisht një vajzë 6-vjeçe, teksa po e dërgonte me makinë në shtëpi. Ai e kishte ndaluar makinën në një park dhe kishte tentuar të puthte vajzën e vogël, e cila e tmerruar ka reaguar dhe është larguar.

Kur 6-vjeçarja i ka treguar gjyshes se çfarë ka ndodhur, atëherë, kanë zbuluar se ai abuzonte seksualisht edhe me vajzën tjetër të familjes. Për katër vjet, dy-tri herë në javë, nëpër magazina e ara, shqiptari “kënaqte” orekset e sëmura seksuale me një vajzë 7 vjeçare deri në moshën 11 vjeçare, kur edhe u zbulua akti i rëndë.

50-vjeçari i akuzuar, ka pranuar veprimet ndaj 7-vjeçares, por ka mohuar veprimet me 6-vjeçaren. Mësohet se gjyqtari i shokuar nga ngjarja e ka pyetur shqiptarin sesi një baba i 4 vajzave mund ta bënte këtë gjë.

Gjykata e Apelit të Larisës, e shpalli fajtor 50-vjeçarin për tre akuza, duke vendosur një dënim total prej 28 vjetësh.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img