Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme një 25 vjeçar shqiptar për një ngjarje të rëndë të ndodhur rreth një vit më parë në Athinë.
Shqiptari u arrestua, pasi një vit më parë bashkë më një shok tjetër, janë futur në një shtëpi në kryeqytetin grek për të grabitur, ndërkohë që në shtëpi është ndodhur një 46 vjeçare bashkë me të ëmën.
Shtetaset greke janë mbajtur peng nga grabitësit për më shumë se 12 orë, ndërkohë që 46 vjeçarja është përdhunuar sistematikisht.
Ata kanë përfituar nga rasti dhe kanë arritur të marrin nga shtëpia vetëm disa të holla dhe bizhuteri, duke u larguar nga shtëpia.
Pas denoncimeve të kryera, njëri nga autorët arriti të arrestohej vetëm një vit pas ngjarjes, ndërkohë që raportohet se bashkëpunori i tij ndodhet aktualisht në burg në vendin tonë.