Hapësire reklamuese

Rajoni

Përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi, 35-vjeçari bullgar i bie murit me kokë, gjykata e lë në burg

Shkruar nga Newsbomb
Përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi, 35-vjeçari bullgar i

Ditën e sotme para gjykatës greke ka dalë 35-vjeçari bullgar i cili përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi.

Pas dëshmisë së tij para trupës gjykuese, bullgari është dërguar në qeli.

Sipas mediave greke bëhet me dije se i akuzuari mohoi që të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar gruan për orë të tëra. Menjëherë pas marrjes në pyetje ai ka përplasur kokën disa herë në mur.

Oficerët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e tij. Ndërkohë, i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit pas dhënies së dëshmisë është lënë i lirë nga prokurori i çështjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll