Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përdhunimi i të resë, Balla shkon në Vlorë: Vajza do të merret në mbrojtje

Shkruar nga Newsbomb
Përdhunimi i të resë, Balla shkon në Vlorë: Vajza do

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëtuar drejt Vlorës, pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditë më parë në këtë qytet, ku një 26-vjeçare u përdhunua nga tre persona.

Në një deklaratë për mediat ministri Balla garantoi se vajzës do i ofrohet mbështetje e plotë ligjore, duke ofruar kështu asistencë përmes instrumenteve që ka Ministria e Drejtësisë. Ai i bëri thirrje drejtësisë që të hetojë deri në detaje dinamikat e kësaj ngjarje dhe të dënojë të gjithë ata persona të cilët u përfshinë.

Dua të kujtoj këtu që ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo vajzë, çdo motër në çdo formë dhune me bazë gjinore apo dhune me bazë seksuale. Për vajzën do të ofrojmë të gjithë mbështetjen e plotë ligjore, duke ofruar asistencë përmes instrumentave që ka ministria e drejtësisë. Në momentin që kam ardhur këtu jam informuar nga pjesa që i takon dhe prokurorisë së Vlorë. Edhe dua të bëhet një hetim i plotë dhe ju garantoj që çdo veprim me bazë gjinore do të ketë mbrojtje të plotë. Përkujdesja ime personale dhe nga kryetari i bashkisë së Vlorës do të jetë gjithmonë për vajzën”, tha Balla.

Gjithashtu, ministri bëri dhe një apel për të gjithë gazetarët dhe mediat që të kenë besim te puna e drejtësisë dhe të heqin dorë nga përdorimi i emrave.

“Unë jam ketu sot për të dhënë një mesazh kundër dhunës seksuale. Në këtë moment dhe më andej apeli im edhe për gazetarët e Vlorës hiqni dorë nga përdorimi i emrave dhe keni besim të drerjtësia”, tha ndër të tjera ministri.

Togat e zeza të Vlorës kanë marrë në dorëzim dosjen nga Prokuroria dhe në seancën për caktimin e masave të sigurisë, lanë në fuqi masën “Arrest me burg” për Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri dhe Gentjano Mehmeti. Ky i fundit ndodhet në arrati bashkë me shtetasin me ininciale V.K, 36 vjeçar.

LEXO EDHE: 26 vjeçarja lë spitalin: Nuk ua fal përdhunimin! S’kam ndryshuar dëshminë (VIDEO)

Dje, disa media kanë raportuar se vajza e përdhunuar ka ndryshuar dëshminë, duke thënë se ka shkuar “me dëshirë” me tre të rinjtë. Mirëpo, Neësbomb mësoi se gjatë tre ditëve që vajza ka qenë në ambientet e Spitalit të Vlorës, të pranishëm kanë qenë familjarët e personave të akuzuar.

Të paktën dy nga katër djemtë që janë përfshirë në drogimin dhe përdhunimin e 26 vjeçares janë familjarë (djalë dhe vëlla) të personave me pushtet në qytetin bregdetar. Njëri raportohet se është djali i një biznesmeni, kurse tjetri vëllai i një zyrtare partie.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese