Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Përdhunimi i të miturës në Kamëz, Rudina Hajdari i jep kurajo vajzës dhe vë gishtin mbi fajtorët: Drejtësia nuk duhet të ketë mëshirë për ta

spot_img

Lajme të ngjashëm

b3b2a025fba2ad17542ea670221522b2

Për rastin e abuzimit të 15-vjeçares ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari. Përmes një shënimi në facebook, ajo i jep kurajo vajzës së abuzuar që të vazhdojë jetën, duke vënë gishtin mbi fajtorët, për të cilët thotë se drejtësia nuk duhet të tregojë mëshirë.

Sipas Hajdarit, për raste të tilla shqiptarët nuk duhet të heshtin, pasi heshja vret. “Heshtja e ka sjellë Shqipërinë në këto ditë”, shkruan ajo.

Kujtojmë që shkolla 9-vjeçare në të cilët studionte vajza dhe 65-vjeçari punonte roje, mban emrin e babait të saj, Azem Hajdari. Pak më herët, drejtori i kësaj shkolle u pezullua nga detyra, deri në përfundimin e plotë të hetimit.

Postimi i plotë i Hajdarit

Si nënë dhe si grua jam e shokuar nga ngjarja e para pak ditëve kur u mësua se një vajzë vetëm 15 vjeçe abuzohej seksualisht nga një shtazë pa shpirt e pa zemër I cili nuk u mjaftua me kaq por e ekspozoi ndaj personave të tjerë viktimën. Dua të shpreh së pari solidaritetin tim me atë vajzë dhe dua shumë ti jap kurajo. Kurajo për të vazhduar jetën, kurajo për të ecur përpara! Mos ki frikë, mos ki turp! Ti nuk ke asnjë faj!

Faji në rradhë të parë është i shtazës që abuzoi me ty, drejtësia për të nuk duhet të ketë mëshirë.

Faji është i drejtorisë arsimore e cila kishte punësuar një pedofil si roje shkolle. Ky gabim nuk mund të kalojë pa ndëshkim.

Faji është edhe i Ministrisë e cila edhe pse raste të ngjashme u shfaqën jo shumë kohë më pare në një shkollë të Fierit, ka bërë asgjë ose shumë pak për ti parandaluar.

Faj kanë edhe ata që e dinin historinë por heshtën.

Ju lutem mos heshtni!

Sepse heshtja vret. Heshtja e ka sjellë Shqipërinë në këto ditë.

Nëse nuk dënojmë të keqen sapo ajo shfaqet, nuk do vonojë dita që do të na bjerë mbi kokë.Si deputete do të konsultohem, sapo te mbaroj angazhimet me këshillin politik, me grupet e interesit për të pare se si mund ta përmirësojmë legjislacionin.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img