Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
4.6kmh
0 %
Enj
28 °
Pre
31 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Përdhunimi i të miturës, befason drejtori i shkollës: Roja punonte pa kontratë, babai i vajzës nuk është ankuar… (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5ede52d34d9ec6677d73423293ce7f1e

Drejtori i shkollës në Kamëz, Besnik Daci, ku roja abuzonte seksualisht me një 15-vjeçare, ka bërë një deklaratë befasuese lidhur me ngjarjen.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur”, drejtori ka deklaruar se roja i shkollës punonte pa kontratë pune, ndërsa shtoi se i  ati i vajzës nuk i është ankuar asnjëherë për ngacmimet që i bënin të miturës.

Pyetje përgjigje nga emisioni:

Pyetje: Babai i vajës iu është ankuar për rojen, çfarë masash keni marrë?

Drejtori i shkollës: Ngjarja për të cilën flisni është për një periudhë të shkuar. Nga informacioni që kam mbledhur, pasi unë jam vënë në dijeni vetëm kur është publikuar, nuk ka pasur asnjë ankesë për ish-rojen dh e ish-nxënësit. Nuk ka ardhur babai i vajëz për një sjellje anormale, se po të kishte ardhur një gjë do të ishte bërë.

Pyetje: Djali i rojes ka ardhur dhe iu ka kërkuar t’i ndërroni turnin?

Drejtori i shkollës: Këto janë çështje familjare. Nuk është ndryshuar kategorikisht turni i rojes.

Pyetje: Pse u mjaftuat vetëm me heqjen nga puna?

Drejtori i shkollës: Nuk e kam hequr unë nga puna. Është pushteti vendor që e bënë. Është i pasaktë dhe i pavërtetë pohimi se kam ndërruar turnin dhe kam shkarkuar rojen. Ka një vit që ky roje është larguar nga shkolla jonë. Më 30 korrik të 2019 ai nuk ka qenë më në shkollë.

Pyetje: Kush është arsyeja e largimit?

Drejtori: Ai është zëvendësuar nga organet kompetente.

Pyetje: Këto prindër pse paguajnë para për rojen e shkollës?

Drejtori: Janë kontribute. Brenda hapësirës së shkollës fëmijët kanë qenë plotësisht të sigurt.

Pyetje: Kush janë kriteret që duhet të plotësojë një roje shkolle?

Drejtori: Kriteret i përcakton organi përkatës, nuk i përcaktoj unë. Unë nuk kam asnjë udhëzim që përcakton kriteret, nuk jam unë punëdhënësi për atë person.

Pyetje: A ke pasur një mekanizëm, si ke funksionuar ti që të dish si trajtohen nxënësit nga roja?

Drejtori: Roja ka ushtruar detyrën pa një kontratë pune. Ju po deformoni procesin. Lërini organet komptente të flasin.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img