Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, qytetarët në protestë para Prokurorisë

Shkruar nga Newsbomb
Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, qytetarët në

Shoqëria civile ka protestuar ditën e sotme në protestë para prokurorisë dhe gjykatës së Vlorës për 26-vjeçaren që u përdhunua nga disa persona mbrëmjen e 21 tetorit.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë t’i ofrohet mbrojtje si dhe garantim për një hetim më të thelluar të çështjes.

Deri më tani në pranga kanë rënë vetëm dy persona, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim nga uniformat blu.

Ndërkohë, policia në një njoftim paraprak bëri me dije se të përfshirë ishin tre persona.

Në emisionin me “Zemër të Hapur”, viktima tregoi e përlotur se është në një marrëdhënie me njërin prej të akuzuarve. Ajo ka theksuar se nuk mban mend asgjë nga ajo që ka ndodhur, teksa kishte qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

“Unë jam e lidhur me njërin, nuk e dija që do vinin dhe shokët e tij. Më detyruan të pija lëndët narkotike. Nuk e mbaj mend se çfarë ka ndodhur, se cfarë më kanë hedhur në pije. Nuk e mbaj mend që të jem abuzuar. Pasi kam dalë nga narkoza mora vesh që më kanë abuzuar seksualisht. Unë do mbaj dëshminë e parë, që jam abuzuar, për personat është e vërtetë që më kanë abuzuar.

Më ka folur nëna e një prej djemve, më tha jam mamaja e njërit prej tyre. Më tha ke denoncuar djalin tim, më tha e njeh, po e njoh. Më tha hiqe denoncimin, ti do dalësh nga këtu, ai shkon në burg, po ai ka shokët jashtë.  Ose tërhiq denoncimin ose jetën tëndë. Ai ka fëmijë 7 muajsh në shtëpi se po e pret”, ka thënë 26-vjeçarja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese