Para disa ditësh u raportua se një 23-vjeçare, me shtetësi shqiptare e cila vuan edhe nga problemet mendore ishte zhdukur dhe denoncimin në polici e bëri motra e saj.
Dyshohet se e reja me origjinë nga Shqipëria është dhunuar seksualisht nga dy persona.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona. Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi nga Prokuroria Themelore e Pejës.
“Dy persona janë arrestuar për veprën penale të dhunimit të 23 vjeçares nga Shqipëria”, - ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Të arrestuarit janë psonat me iniciale Sh.B dhe I.G. Njëri nga të arrestuarit është edhe babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me rastin është sekuestruar edhe një makinë. Ngjarja e rëndë për 23 vjeçaren dyshohet të ketë ndodhur në një motel në qytetin e Pejës.
Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë siguruar vendin e ngjarjes ku janë duke kryer hetimet. Të dyshuarit ndodhen ende në stacionin policor në Pejë ku janë duke u marrë me procedurat e intervistimit.
Ndryshe, rasti i rëndë u zbulua pasi motra e viktimës e raporti atë si të zhdukur, dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.
Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme.