Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Përdhunimi i 16-vjeçares në Gjirokastër, 53-vjeçari abuzoi me vajzën e nipit, flet nëna: Ajo është mirë, duam ta lëmë në heshtje këtë çështje (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që është shënuar në Gjirokastër, ku një vajzë 16-vjeçe është abuzuar seksualisht nga një 53-vjeçar.

Kabul Hunda është 53-vjeçari, i cili në mënyrë të përsëritur ka abuzuar seksualisht me 16-vjeçaren.

Ajo që e rëndon dhe më shumë këtë ngjarje është lidhja familjare që ka autori me viktimën. 16-vjeçarja është vajza e nipit të 53-vjeçarit Kabul Hunda.

Por nëna e 16-vjeçares së përdhunuar ka thënë se vajza është mirë, dhe se duan ta lënë në heshtje këtë çështje, pa bërë shumë zhurmë.

Ajo madje ka thënë se ka qenë kunati i saj ai që ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin.

“Asgjë do ta lëmë në heshtje. Ka shkuar kunati në polici. Vajza është mirë, atë hall e dimë ne.

Vajza tha që prej 12 vjeçe kryen marrëdhnënie me vajzën. Nuk dija gjë fare. Na tregoi vajza. Për herë të parë e kishte zënë te shtëpia e tij. Unë këtë e kam xhaxhain e burrit. I ka vdekur gruaja dhe ka një djalë. Vajza na tregoi dje.Nuk më shkonte mendja te xhaxhai i burrit.Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Vajza shyqyr tani është shumë mirë, e katërta ditë sot. Denoncimin në polici e bëri kunati.

Nuk e dua më jetën, kam edhe tre fëmijë. Edhe bashkëshorti u bë shumë keq. Nuk duam ta nxjerrim në televizor, kemi shumë frikë se marrim opinion shumë të keq” ka treguar ajo për “Ora News”.

Mjekët madje kanë hedhur dyshime edhe për një abort spontat pasi vajza kishte hemoragji. Ndërsa pritet ekspertiza mjeko ligjore për të sqaruar gjithë situatën.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme”, njoftoni Policia në lidhje me ngjarjen.

Autori që përdhunoi vajzën 16-vjeçare

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img