Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz, pezullohet drejtori i shkollës 9-vjeçare, ja kush e zëvendëson (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d17b50b1009a88cb6372de3ec1c45ed4

Drejtori i shkollës “Azem Hajdari” në Babrru, Kamëz, ku zhvillonte mësim 15-vjeçarja e abuzuar është pezulluar nga detyra, deri në përfundimin e hetimit.

Mësohet se Besnik Daci do të zëvendësohet nga Mimoza Dosti.

Kjo lëvizje vjen pas publikimit të historisë tronditëse, ku u mësua se roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doku, abuzonte seksualisht me 15-vjeçaren, nxënëse në atë shkollë.  

Abaz Doku kishte filmuar të gjithë aktin seksual me të miturën dhe më pas ua kishte shpërndarë edhe tre të rinjve, të cilët abuzuan me 15-vjeçaren duke e shantazhuar me pamjet filmike.

Sakaq, i moshuari pedofil Abaz Doku dhe katër bashkëpunëtorët në këtë krim monstruoz, janë lënë në arrest me burg. Mbi 65-vjeçarin rëndojnë katër akuza, abuzim seksual me të mitur, abuzim seksual me dhunë me të mitur, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img