Hapësire reklamuese

Politikë

Përdhunimi i 13- vjeçares, reagon deputetja e Kavajës: S’mund të kalojë në heshtje

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja e PD në Kavajë , Orjola Pampuri ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një vajzë e mitur u përdhunua nga 7 adoleshentë, pasi shantazhohej me një video intime.

Pampuri ka shprehur indinjatën për drejtoreshën e shkollës ‘Rilindja’ dhe për psikologen që duhet të kishin reaguar për të parandaluar këtë krim.

‘Si deputete e deleguar prej dy vitesh ne Kavaje, si nene, shpreh indinjaten time per drejtoreshen e shkolles "Rilindja", per psikologen e shkolles e cila perballe nje rasti te tille te paprecedente duhet te kishte reaguar me kohe, e do te mund te parandalonte ndoshta episode te perseritura te aktit te turpshem e c'njerezor te perdhunimit te 13 vjecares. Urgjentisht te merren masa ndaj tyre, t'i ofrohet trajtim psikoterapeutik vajzes dhe mbeshtetje familjareve. Kjo ceshtje nuk mund te kalohet ne heshtje’,shkruan Pampuri

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu