Hapësire reklamuese

Politikë

Përdhunimi i 13-vjeçares, Balliu: Mos u çudisni, është normale që fëmijët të kthehen në kafshë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nga foltorja e Kuvendit foli për përdhunimin e vajzës së mitur në Kavajë, ndërkohë që fajësoi qeverinë dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për këtë ngjarje tronditëse.

Balliu tha se është normale që fëmijët të shndërrohen në kafshë kur në një vend mbizotëron krimi dhe trafikantët.

‘Para dy ditësh ditësh ndodhi vrasje afër komisariatit të Vlorës, e keni kthyer Vlorën nga një qytet turistik në një qytet për banda dhe pastaj çuditeni se si 7 të rinj paskan përdhunuar një vajzë. Po normal kur ju i mbushni shkollat me drogë nga njerëz do bëhen kafshë, kur ata shohin se këtu nuk ecën pedagogu po pedagogut nuk i bëhet vetting, po këtu nuk ecën mësuesi, nuk ecën artisti, por këtu ecën trafikanti. Këtu nuk ecin artistat, por artistat sulmohen që të bëjë prap një projekt tjetër korruptiv nga mazhoranca, qeveria, bandat dhe normal ata bëhen nga fëmijë, nga njerëz në kafshë dhe bëjnë ato akte primitive. Për këtë duhet të fliste sot ministri i Brendshëm, ministri i Brendshëm nuk mund të dalë dhe të flasë për kapsolla dhe fishekzjarre ndërkohë që në dy vjet nuk na u dha një aksion për Balilin dhe deri kur u vetëdorëzua e quajtën aksion të policisë. Po budallenj i quani ju qytetarët shqiptarë, budallenj i quani ju ndërkombëtarët, po kujt ia hapin ata negociatat more zotëri’, tha Balliu ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.