Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përdhunime dhe drogë, si u bë Universiteti Politeknik në Athinë një “strofkë“ për kriminelët

Shkruar nga Newsbomb

Mediat greke kanë bërë një shkrim ku tregojnë se si shqiptari Esmin Ferhati dhe të tjerë e kishin kthyer Univeritetin Politeknik në Greqi në një “strofë’ për kriminelët.

“Protothema” shkruan se Esmin Ferhati i njohur si “Esko”, prej 5 vitesh rekrutonte dhe kontrollonte të rinjtë që kishin një të shkuar problematike, si dhe ish të burgosur.

“Nuk është rastësi që tre shqiptarë që ndodheshin në rrethin e tij, ishin liruar nga burgu një vit më parë, pas gati dhjetë vitesh burg, për pjesëmarrje në bandën e egër të përdhunuesve që vepronin në periferitë jugore. Një pjesë e madhe e grabitjeve dhe trafikut të drogës vinin nga Univeriteti Politeknik. Por ajo që paraqet shumë interes janë bizneset e mëdha të 30-vjeçarit shqiptar, pasi po hetohet se ai ka të paktën tre bizneseve në Athinë” shkruajnë mediat greke.

Autoritetet greke thonë se me zbulimin e tre bandave që e kishin shndërruar Universitetin Politeknik në një fole kriminelësh do të zbulohen një sërë grabitjesh dhe veprimesh të tjera kriminale të pazbardhura deri më sot.

Në Univeritetitn Politeknik janë gjetur armë dhe do të shihet nëse me ato armë janë kryer grabitje apo vrasje.

Hapi i dytë është hapja e celularëve të personave të përfshirë, pasi nga të dhënat dhe kontaktet do të gjenden anëtarë të panjohur që ishin pjesë e bandës, por edhe persona të tjerë me të cilët kanë pasur transaksione dhe ku shpërndahej lënda narkotike.

Në të njëjtën kohë po hetohen kontaktet e 22-vjeçares, një greke praktikante police, e cila “dogji” dy ​​operacione të Sigurimit duke u dhënë informacion bandave, ku njëri ishte i dashuri i saj shqiptar.

Pamje nga rezidencat studentore:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll