Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përdhunim, kokainë e kanabis, Policia e Tiranës me “dorë të hekurt”, arreston 12 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

12 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë edhe shtetasi Sh. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit Q. K., 63 vjeç dhe A. K., 35 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tyre në fshatin “Stan i Ri” Kavajë, u gjetën të kultivuar  fidanë të dyshuar kanabisi.

Në pranga ka rënë edhe Ermal Barjami, 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale“ Fshehja e të ardhurave“.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra se dy shtetas të shpallur në kërkim strehoeshin në banesat e marra me qera në qytetin e Sarandës, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Riviera” si rezultat i të cilit bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin i shtetasve:

I. B., 54 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

Ermal Barjami, 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale“ Fshehja e të ardhurave“.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit M. A., 44 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”,  për veprat penale “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis;

E. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Bmë” nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin  e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Q. K., 63 vjeç dhe A. K., 35 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të tyre në fshatin “Stan i Ri” Kavajë, u gjetën të kultivuar  fidanë të dyshuar kanabisi;

Sh. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 32-vjeçare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M. R., 50 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

G. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. H., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;

F. Gj., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin U. D., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Më shumë

spot_img
spot_img