Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Përdhosi flamurin shqiptar, Ahmed Kalaja reagon i revoltuar: Ai nuk është imam, ka nevojë për kurim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Imami Ahmed Kalaja përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar i revoltuar mbi lajmin që qarkulloi ditën e sotme në media ku një imam arab ka përdhosur flamurin tonë shqiptar.

Kalaja shkruan se ai që pëdhos një flamur nuk është imam dhe ky parim është i pa negociueshëm dhe sipas tij bëhet më i panegociueshëm dhe i patolerueshëm kur bëhet fjala për flamurin e ventit të tij i cili simbolizon ufikimin e gjakut në interes të atdheut pa dallim feje.

Ai më tej shton se një imamduhet të jetë u kualifiukuar, të jetë me edukatë, cilësi që Abu Rumaisa i mungojnë dukshëm.

Postimi i plotë:

Denoncoj “imamin” sepse ai që përdhos një  flamur nuk është imam…

Ky është parim i pa negociushëm në tërësi e padyshim bëhët edhe më i panegociushëm edhe më i patolerueshëm kur bëhet fjalë për flamurin e vendit tim që simbolizon unifikimin e gjakut në interes të atdheut padallim feje.

Imam do të thotë prijës për këtë arsye; Zoti në Kuran quajti profetët e tij me këtë titull.

“Imami” në fjalë para së të vetëquhet “imam” duhet të jetë imam prej vërteti; dmth të ketë kaulifikimin, edukatën, qytetarinë; që duket qartë që këtij i mungojnë.

Fjalët e tij që i dëgjuam nē disa portale si fillim i mohova sepse si imagjinoja dot; pastaj kur i dëgjova zbulova se; ishin të vërteta në sajë të përkthimit që më bënë, vura re se :

Atij i mungon kualifikimi më minimal human; fetar po edhe kulturor që loz me ndjenjat e me shumë se 10 miljon shqipëtatëve nēpēr botë.

Ai ka shenja të rënda neuroze skizofrenie që ka nevoj për kurim urgjent si edhe mendoj se është pjesë se rrymave ekstremiste.

Ai nuk ka lidhje me edukatën qytetare.

Ai nuk lidhje me të qënit një besimtar i denjë e jo më të të qënit imam prijës këta beduinët afrikan i ka dëmtuar liria evropiane.

Ai duhet denoncuar;

Unë e denoncoj në emrin tim edhe në emrin e xhamisë edhe besimtarëve po edhe padyshim të institucionit që perfaqson zërin e muslimanëve shqiptarë.

Shpresoj që dikush atij tja përkthejë fjalën time edhe ta ftojë në një kërkim ndjese publike ashtu sic publikoi marrëzine e tij.

Ambasada Gjermane në Tiranë shpresoj të përcjellë shqetësimin tonë edhe zërin tonë te organet kopetente shtetërore atje duke marrë masa ndaj tij.

Ministria e Jashtme e Shqipërise edhe ajo e Shtetit të Kosovës duhet të ndjekin më tej këtë problem.

Kërkoj prej shoqatave shqiptare atje edhe besimtareve atje të reagojnë sa fetarisht; qytetarisht; ligjërisht asesi në gjuhën e dhunës ndaj këtij njeriu që organet kopetente gjermane pas reagimit zyrtar ligjor duhet ti tregojnë vendin.

Zot na jep qetësi që gjërat ti menaxhojmë me urtësi!

Amin!

LEXO EDHE: “Hidheni në koshin e plehrave, përfaqëson qafirat”, imami arab në Gjermani kundër flamurit shqiptar

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img