Hapësire reklamuese

Politikë

Përdhoset memoriali i Azem Hajdarit, shkruhet “Rroftë shoku Enver”, PD akuzon Ramën

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike ka reaguar pas përdhosjes së memorialit të Azem Hajdarit në Tiranë.

Persona të paidentifikuar kanë shkruar mbi memorialin e ndërtuar në vendin ku u vra Hajdari, “RR SH ENVER”.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin, duke thënë se personat që kanë kryer veprimin e shëmtuar janë frymëzuar nga Edi Rama.

Reagimi i PD:

Memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha.”

Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë.

Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol.

PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste!

Endrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë.​

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.