Flamuri shqiptar është ulur gjysmë shtizë në selinë e NATO-s ditën e sotme në nder të nëntetares Zarife Hasanaj.
Sot është shpallur në vend ditë zie kombëtare. Ndërkohë në Pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homzhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit ushtarakes që ra në krye të detyrës.
Trupi i pajetë i Hasanajt mbërriti dje në atdhe, ndërsa u dërgua në banesën e saj. Ndërsa sot në orën 13:00 ajo do të përcillet për në banesën e fundit pranë varrrezave të Dëshmorëve.
Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine, në kuadër të një misioni të NATO ndërsa mbetën të plagosur edhe dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe reshter Julian Kapaj.